Rinumërohen 160 kuti në Tiranë, ja si kanë dalë votat

Rinumërohen 160 kuti në Tiranë, ja si kanë dalë votat

160 kuti votimi të Tiranës janë rinumëruar deri më tani. Rezultatet paraprake nga ky proces tregojnë luhatje të lehta deri më tani. Sipas të dhënave zyrtare, Partia Socialiste ka humbur 62 vota në krahasim me numërimin fillestar, ndërsa Partia Demokratike ka humbur 59 vota. Megjithëse këto shifra nuk ndryshojnë në mënyrë drastike balancën e rezultatit, ato tregojnë se ka pasur një numër pasaktësish në numërimin e parë.  
Burimi: Kohajone.com