Rikthehen protestuesit para Kuvendit, policia forcon perimetrin e sigurisë

Rikthehen protestuesit para Kuvendit, policia forcon perimetrin e sigurisë

foto nga protesta TIRANË- Protestuesit e opozitës janë rikthyer këtë pasdite para Kuvendit, në një kohë kur në sallën e Parlamentit pritet të votohet reforma e re administrativo-territoriale. Forcat e policisë kanë vendosur kordon sigurie rreth godinës, duke kufizuar afrimin e protestuesve. Nëse miratohet, reforma do të ulë numrin e bashkive nga 61 në 46, ndërsa për kalimin e saj duhen 84 vota. Vëmendja është edhe te deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka kundërshtuar publikisht propozimin, ndërsa Vullnet Sinaj ka votuar pro gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së. Në Kuvend pritet të jetë edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa opozita vijon kundërshtimin ndaj hartës së re territoriale. Votimi i sotëm pritet të përcaktojë nëse reforma do të sigurojë shumicën e cilësuar të nevojshme për miratim.