Reuters zbardh synimet e Putinit para se të pranojë negociatat e paqes me Ukrainën
Presidenti rus, Vladimir Putin, do të rikthehet në tryezën e negociatave vetëm pasi të marrë 11 për qind të territorit të Donbasit që ende kontrollohet nga Ukraina. Këtë mund ta paraqesë si fitore para opinionit të brendshëm, ka thënë për Reuters një burim pranë Kremlinit. Ukraina ka deklaruar më herët se nuk do t’i dorëzojë Rusisë territore të tjera, por ka lënë të kuptohet se ngrirja e konfliktit përgjatë vijave aktuale të frontit mund të shërbejë si bazë për një marrëveshje paqeje. Ky vlerësim vjen në një kohë kur Uashingtoni po përpiqet ta rikthejë Moskën në negociata përmes lëshimeve të reja. Sipas Reuters, të dërguarit e presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, u kanë thënë zyrtarëve ukrainas gjatë një takimi në Miami...
Burimi:
syri.net