Burimi:
Sot.com.al

Reklamat e mikrokredive “në lupë”, Banka e Shqipërisë paralajmëron kufizim dhe kontroll më të shtuar
👁8455
‘Kredi për pak minuta’, ‘merr një kredi të re për të shlyer të vjetrën me interesa më të mira’ apo ‘kape ofertë për kredi të shpejtë’, janë disa prej reklamave më të përhapura të shoqërive jo-banka, si një ftesë për të tërhequr sa më shumë qytetarë e biznese drejt tyre. Për këto oferta ‘joshëse’, do të ketë një kufizim e kontroll më të shtuar. Banka e Shqipërisë ka nisur diskutimet me shoqëritë e sektorit jobankar, për të rritur transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare. Një nga ndryshimet që pritet të ndërmerret gjatë këtij viti ka të bëjë pikërisht...