Raporti: Shqipëria, ende pa rezervat 90-ditore të naftës sipas kërkesave të BE-së
Shqipëria nuk ka përmbushur ende detyrimin për krijimin e rezervave emergjente të naftës, ndërsa qeveria po përgatit kalimin drejt një sistemi të administruar nga shteti. Zhvillimi vjen në një periudhë tensionesh të larta gjeopolitike, kur ndërprerjet e furnizimit dhe rritja e çmimeve po vënë në provë sigurinë energjetike të vendeve europiane. Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, në dokumentin paraprak të raportit për rezervat e naftës për vitin 2026, publikuar këto ditë evidenton se Shqipëria vijon të mbështetet te sistemi aktual, ku kompanitë private kanë detyrimin të mbajnë rezerva fizike për 30 ditë dhe rezerva kontraktuale për 60 ditë të tjera. “30 ditë rezerva fizike të detyrueshme, plus 60 ditë rezerva ‘kontraktuale’, të mbajtura nga industria (2026)”, thuhet në dokumentin e Sekretariatit. Në raport...
Burimi:
syri.net