Raporti/ Në 9 muaj Doganat humbën 63.4 milionë euro nga kursi i këmbimit, çmimi i lartë i karburantit rriti të ardhurat!

Raporti/ Në 9 muaj Doganat humbën 63.4 milionë euro nga kursi i këmbimit, çmimi i lartë i karburantit rriti të ardhurat!

Arka e shtetit po mbledh më shumë para këtë vit, e ndihmuar edhe nga çmimet e larta, sidomos të karburantit dhe të ushqimeve. Drejtoria e Doganave njofton se përgjatë 9 muajve ka mbledhur rreth 186 miliardë lekë ose gati 2 miliardë euro, me një rritje rreth 7,2 miliardë lekë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Ky është niveli më i lartë i të ardhurave doganore i arritur ndonjëherë”- thuhet në njoftim, pavarësisht efektit negativ të kursit të këmbimit. “Rritja e të ardhurave vjen pavarësisht ndikimit tkurrës të dhënë nga kursi i këmbimit, që ka patur një efekt negativ në masën 5,75 miliardë lekë”, bën me dije Administrata Doganore. Doganat sqarojnë se kur është hartuar plani i vitit 2026, dollari ishte...