Pagesat me kartë më të lira që nga 1 janari 2027, Ibrahimaj: Kufizohen komisionet ndërbankare dhe përgjysmohen kostot!

Pagesat me kartë më të lira që nga 1 janari 2027, Ibrahimaj: Kufizohen komisionet ndërbankare dhe përgjysmohen kostot!

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi se nga 1 janari 2027 do të hyjnë në fuqi ndryshimet e parashikuara në Ligjin e ri të Pagesave, të cilat synojnë uljen e kostove të transaksioneve elektronike për bizneset dhe qytetarët. Në një videomesazh, Ibrahimaj bëri të ditur se ligji i ri përcakton kufizimin e komisionit ndërbankar në 0,2% për kartat e debitit dhe 0,3% për kartat e kreditit, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian. “Pagesat me kartë po bëhen më të lira për bizneset dhe më të lehta për qytetarët! Nga 1 janari 2027, me Ligjin e ri të Pagesave, komisioni ndërbankar kufizohet në 0,2% për kartat e debitit dhe 0,3% për kartat e kreditit, sipas standardeve të Bashkimit Europian, duke ulur kostot e...