Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë

Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë

Një ujësjellës ku janë investuar miliona lekë, por që nuk është funksional, është ndër gjetjet më shqetësuese të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Bashkinë Tepelenë. Sipas raportit përfundimtar të auditimit, punimet për rrjetin e furnizimit me ujë të fshatrave Peshtan dhe Mezhgoran janë ndryshuar gjatë zbatimit të projektit, pas kundërshtimeve të banorëve për kalimin e tubacionit në prona private. Për pasojë, është realizuar vetëm një pjesë e rrjetit, ndërsa vepra e marrjes së ujit dhe linja drejt stacionit të pompimit janë shtyrë për një fazë tjetër. KLSH konstaton se ujësjellësi nuk është funksional dhe se investimi nuk ka përmbushur qëllimin për të cilin u tenderua. Audituesit e kanë vlerësuar shumën prej 63.99 milionë lekësh pa TVSH si shpenzim pa ekonomicitet, efikasitet dhe efektivitet. Kjo...