LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

Administrata Federale e Aviacionit në SHBA (FAA) ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në territorin amerikan deri në një njoftim të dytë, për shkak të “rrethanave të jashtëzakonshme dhe arsyeve të sigurisë”. Kjo do të thotë që asnjë fluturim nuk lejohet të ngrihet nga aeroportet e SHBA-së, apo drejt aeroporteve të SHBA-së. Fluturimet që janë tashmë në ajër do të lejohen të ulen. CNN shkruan se shkaku i saktë i vendimit nuk është bërë ende i ditur, por një zëdhënës i FAA-së konfirmoi se një problem në sistemin e komunikimit po prek qendrat e kontrollit të trafikut ajror, të cilat menaxhojnë fluturimet në të gjithë vendin. Në një njoftim zyrtar, FAA theksoi se pezullimi i fluturimeve duhet të vijojë deri në një urdhër të...