Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5
Krerët e shteteve dhe të qeverive evropiane kanë rënë dakord pas diskutimeve të gjata për përbërjen e ekipit që do të përfaqësojë Evropën në negociatat për Ukrainën me Rusinë, për t’i dhënë fund luftës. Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, njoftoi pas samitit joformal të BE-së në Dublin se “ekipi negociator evropian për paqen në Ukrainë” do të përbëhet nga institucionet e Bashkimit Evropian dhe vendet e ashtuquajtura E5: Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Polonia. Kështu, negociatat për Ukrainën do të kenë një ekip të përbashkët evropian, sipas Costas. Institucionet e BE-së do të përfaqësohen nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i BE-së, sqaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Ne do ta mbështesim Ukrainën dhe do të mbrojmë interesat tona”, theksoi...
Burimi:
kohajone.com