Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve
Kancelari gjerman Friedrich Merz i ka kërkuar presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të shmangë surprizat për aleatët europianë gjatë bisedimeve të planifikuara me presidentin rus Vladimir Putin për çështjen e Ukrainës. Takimi mes dy liderëve pritet të zhvillohet javën e ardhshme në Kinë. Duke folur nga Dublini, Merz shprehu shqetësimin se mund të përsëritet situata e krijuar gjatë samitit Trump-Putin në Alaskë, i cili ishte parë nga udhëheqësit europianë si një mundësi e rëndësishme për të avancuar përpjekjet drejt përfundimit të luftës në Ukrainë. “Disa këtu në Dublin kanë frikë se mund të përsëritet skenari i Anchorage. Prandaj dua t’ia përcjell shumë qartë mesazhin tonë Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Ju lutem, pa surpriza. Vazhdoni të veproni si pjesë e ekipit të Europës...
Burimi:
javanews.al