Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka folur për sfidat e opozitës në prag të zgjedhjeve të ardhshme vendore, situatën brenda PD-së, protestat dhe profilin që duhet të ketë kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës. Në një intervistë në podcastin “Albania Newscast” me gazetarin Arbër Hitaj, Tabaku u ndal veçanërisht te gara për kryeqytetin, duke argumentuar se modeli aktual i qeverisjes së Tiranës është konsumuar dhe se opozita ka nevojë për një kandidat që njeh administratën dhe realitetin e qytetit. E pyetur nëse kandidati duhet të jetë një figurë jashtë politikës, Tabaku u shpreh se për drejtimin e Tiranës nevojitet një profil me eksperiencë politike dhe aftësi menaxhuese. “Për këtë arsye mendoj që fibra politike duhet, sepse ke nevojë për një staturë tjetër për...
Burimi:
javanews.al