A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, në një intervistë për Klan News me gazetarin Besard Jacaj foli mbi projektet madhore të infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe sektorin energjetik në vend. Ai theksoi se priten zhvillime të rëndësishme për rrjetin hekurudhor, duke theksuar se brenda pak ditëve pritet të shpallet fituesi për linjën Vorë-Hani i Hotit, me vlerë mbi 300 milionë euro, prej të cilave 150 milionë euro janë grant nga BE-ja. Po ashtu, për linjën Durrës-Rrogozhinë procedura u shpreh Karakaçi po shkon drejt fundit, me synimin që ndërtimi për të dyja të nisë brenda vitit 2027. Lidhur me hekurudhën Tiranë-Durrës, ministri sqaroi se shinat janë realizuar në rreth 90% dhe stacionet në 75%, ndërsa komponenti i fundit mbetet elektrifikimi, për të cilin pritet miratimi përfundimtar...
Burimi:
javanews.al