Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu

Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimi ndaj Odhise Dhimës, 58-vjeçarit të arrestuar në Greqi nën akuzën e trafikimit të preparateve të ndaluara. Trajneri i peshëngritjes, vëllai i kampionit olimpik me origjinë shqiptare Pirro Dhima, dyshohet se furnizonte sportistë me substanca të ndaluara. Sipas medias greke “Protothema”, gjatë kontrollit në banesën e tij, hetuesit zbuluan tri faqe me shënime të shkruara me dorë, ku përmendeshin emra sportistësh, shuma parash dhe preparate që dyshohet se ishin objekt shitblerjeje. Hetimi për këtë çështje nisi më 20 dhjetor 2024, pasi Organizata Greke Antidoping (EOKAN) i përcolli prokurorisë informacione mbi aktivitetin e dyshuar të trajnerit. Sipas këtyre informacioneve, Dhima dyshohej se siguronte dhe shpërndante substanca të ndaluara, të cilat i ruante në një magazinë brenda ambienteve të...