Raporti i Eurostat/ Një nga tre banorë në Shqipëri ka makinë, jemi të fundit e Europës

Raporti i Eurostat/ Një nga tre banorë në Shqipëri ka makinë, jemi të fundit e Europës

Shqipëria vijon të renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të motorizimit në Europë. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për vitin 2024, në Shqipëri ka vetëm 328 makina për çdo 1,000 banorë, çka do të thotë se vetëm një në tre banorë zotëron një automjet. Pavarësisht një rritjeje të lehtë të këtij treguesi, kryesisht për shkak të rishikimit të popullsisë me ulje dhe shtimit të numrit të automjeteve në 2024-n, kjo normë mbetet dukshëm më e ulët krahasuar me pjesën më të madhe të kontinentit. Për shembull, në vitin 2023, Eurostat raportonte 202 mjete për 1000 banorë,...