Rama vizitë në Vlorë: Parku ‘Aulona’ do të kthehet në lulishte për qytetarët
Edi Rama VLORË-Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Në pamjet e ndara Rama shihet teksa pritet nga kryebashkiakja e Vlorës, Brunilda Mersini pranë ish-Parkut Aulona, një hapësirë e cila pritet të kthehet në hapësirë publike për qytetarët. Parku ka qenë një pronë private në të cilën prej vitesh funksionon një park lojërash për fëmijë. Projekti parashikon transformimin e zonës në një lulishte dhe hapësirë të gjelbër, duke krijuar një ambient më funksional për banorët e Vlorës./ZËRI
Burimi:
zeri.ai