Franca i ndalon hyrjen në vend zyrtarit izraelit për shkak të rolit në pushtimin e territoreve palestineze
Autoritetet franceze kanë ndaluar hyrjen në territorin e tyre të Yossi Dagan, kreut të Këshillit Rajonal të Samarisë në Bregun Perëndimor të pushtuar. Vendimi lidhet me rolin e tij në zgjerimin e vendbanimeve izraelite në territoret palestineze. Izraeli e ka cilësuar këtë veprim të papranueshëm dhe paralajmëron reagim diplomatik. Franca ka refuzuar hyrjen në territorin e saj të zyrtarit izraelit Yossi Dagan, një prej figurave të njohura të lëvizjes së kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor. Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar, kur Dagan mbërriti në aeroportin e Parisit, ku kishte planifikuar të zhvillonte një sërë takimesh me përfaqësues politikë francezë. Sipas deklarimeve të tij dhe njoftimit të Këshillit Rajonal të Samarisë, autoritetet franceze të kontrollit kufitar e kanë ndaluar për t'i bërë pyetje dhe më...
Burimi:
syri.net