Burimi:
Kohajone.com

Rama nxjerr foton e emigrantëve që kanë votuar: Jua shpërblefsha me pasaportën europiane
👁8655
Kryeministri Edi Rama ka ndarë foton e një familjeje që voton nga Europa për zgjedhjet e 11 majit dhe shkruan: “Sa prekëse e njëkohësisht frymëzuese kjo foto kaq simbolike e një familjeje shqiptarësh të Europës, për përpjekjen tonë të përbashkët për Shqipërinë 2030 🇦🇱🖐️🇪🇺Faleminderit me mirënjohje dhe ju’a shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian, e cila për çunin e vogël dhe bashkëmoshatarët e tij të mos jetë më kurrë një vend banorësh të dorës së dytë të Europës”.