Rama nuk heq dorë, ‘sofra’ e gurit qëndron para Kryeministrisë: Dialog

Rama nuk heq dorë, ‘sofra’ e gurit qëndron para Kryeministrisë: Dialog

TIRANË-Kryeministri Edi Rama vijon t’i qëndrojë ftesës për dialog me studentët. Në ditën e 21 të protestës Rama ka vendosur sërish tryezën prej guri para Kryeministrisë me pankartat 'dialog' sipër saj.  “Mirëmëngjes”, shkruan Rama krahas videos në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë ka shprehur gatishmërinë për bisedime me studentët protestues për përmirësimin e kushteve arsimore, duke veçuar ata të cilët kanë kryer akte dhune gjatë tubimeve. Ftesa e Ramës për dialog vazhdo të refuzohet nga studentët, pedagogët dhe qytetarët./ZËRI