Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rama në Fier, kërkon shkarkimin nga detyra e të gjithë drejtorëve të bashkisë
Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet ditën e sotme në qytetin e Fierit, ku ka zhvilluar një mbledhje në ambientet e bashkisë. Burime nga brenda bëjnë me dije se edhe në këtë bashki është kërkuar shkarkimi nga detyra i drejtorëve që varen nga ky institucion. Kujtojmë se pak ditë më parë, Rama mbajti një mbledhje edhe në bashkinë Vlorë, ku edhe aty kërkoi dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë, për shkak se nuk ishte i kënaqur me punën që kishin bërë për qytetin.