Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rama me laps dhe letër në Vlorë! Ndryshime edhe në strukturat e PS-së, kryesocialisti emëron drejtuesit e rinj
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, ka vendosur të bëjë ndryshime edhe në strukturat e Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës. Kandidati për deputet, i cili nuk hyri në listat fituese, Klevis Kaso, u emërua kryetar i PS në Vlorë. Deputetja Eriona Ismaili tashmë do të jetë bashkëkryetare e kësaj force politike. Emërimet janë komunikuar sot gjatë vizitës në Vlorë nga kryetari i PS-së Edi Rama. Top Channel