Rama i vë “bllokadë” biznesmenit të Veliajt, dy projekte ndërtimi nuk marrin miratim

Rama i vë “bllokadë” biznesmenit të Veliajt, dy projekte ndërtimi nuk marrin miratim

Biznesmeni Gentian Sula, i konsideruar si një nga miqtë e ngushtë të Erion Veliajt, po përballet me kosto të rënda pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës në 10 shkurt të këtij viti për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në 27 Shkurt 2025, vetëm pak ditë pas kryeministri Edi Rama mori “de facto” drejtimin e Bashkisë së kryeqytetit, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), nën drejtimin e shefit të qeverisë, i refuzoi dy kërkesa për leje ndërtimi shoqërisë “S&D Invest” shpk në pronësi të Sulës. Me vendimin nr. 44, dt. 27 Shkurt 2025, Këshilli Kombëtar i Territorit refuzoi kërkesën e shoqërisë...
Burimi: Sot.com.al