Rama foli për sanksione/ Dhunuesit do të futen në ”listë të zezë”, rrezikojnë hyrjen në BE

Rama foli për sanksione/ Dhunuesit do të futen në ”listë të zezë”, rrezikojnë hyrjen në BE

Qeveria ”Rama 4”, po punon për sanksionet e reja në lidhje me protestën. Personat e identifikuar si autorë të akteve të dhunës gjatë protestave, mund të përballen me masa shtesë, përveç ndjekjes penale. Paketa e sanksioneve e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama pritet të përfshijë edhe kufizime për lëvizjen e tyre jashtë vendit. Një prej masave të parashikuara është përfshirja e personave të identifikuar në një “listë të zezë” në sistemin TIMS. Masa synon t’u ndalojë këtyre personave hyrjen në vendet e BE-së, duke zgjeruar pasojat për ata që identifikohen si përgjegjës për dhunën gjatë protestave. Nisma lidhet me paketën e paralajmëruar nga Rama këtë të hënë, ndërsa grupi i punës po merret me përgatitjen e masave që synojnë të trajtojnë rastet e dhunës. Lexoni...