Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rama: Do hiqet çdo lloj platforme që zapton hapësirat publike
Kryeministri Edi Rama ka postuar sot një tjetër video nga punimet për lirimin e hapësirave publike nga bizneset apo subjekte të ndryshme abuzuese. Në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Kreu i qeverisë shkruan; “Sigurisht jo vetëm ngrehinat e hekurit, po edhe platformat e turlillojshme nën to, do të zhbëhen hap pas hapi, përditë e me durim, derisa të vendoset kudo kufiri që garanton lirinë e hapësirës komunitare dhe përcakton deri ku mund të shtrihen tavolinat, karriget e çadrat e njësive tregtare”.