Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ra aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte, humb jetën e moshuara në Tiranë
Një 88-vjeçare në Tiranë ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet në rrugën “Egnatia”. Ndërkohë po punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit. “Informacion paraprak/Rreth orës 10:35, në rrugën “Egnatia”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte shtetasja B. Xh., rreth 88 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit”, njofton Policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./