“Qytetarin e denoncoi kunata për kanosje”- Pamjet e shoqërimit, Hita pezullon 3 inspektorët e Komisariatit Kuçovë: Përdorim i paarsyeshëm force

“Qytetarin e denoncoi kunata për kanosje”- Pamjet e shoqërimit, Hita pezullon 3 inspektorët e Komisariatit Kuçovë: Përdorim i paarsyeshëm force

Menjëherë pas pamjeve të transmetuara në rrjetet sociale dhe mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka pezulluar sot (3 shtator) nga detyra 3 punonjës të Komisariatit të Policisë Kuçovë. Në video shfaqej shoqërimi me forcë i një qytetari. “Masa e pezullimit ka prekur inspektorët K. M. dhe D. D., me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme, si dhe inspektorin A. M., ndihmësspecialist (SPZ). Paralelisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre për shkeljet grave “Përdorimi i paligjshëm dhe i paarsyeshëm i forcës” si dhe “Kryerja e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të Policisë”, njoftoi Policia e Shtetit. Krahas masave disiplinore, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka përgënjeshtruar pretendimet se shoqërimi i shtetasit D....