Qeveria e Kosovës themelon grupin punues për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel

Qeveria e Kosovës themelon grupin punues për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel

Qeveria e Kosovës ka formuar një grup punues për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë, në rastin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se grupi i punës do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca dhe do të përfshijë përfaqësues institucionalë dhe parlamentarë, me synimin e koordinimit të angazhimit juridik dhe institucional gjatë fazës së Apelit. Kurti e ka cilësuar të padrejtë aktgjykimin e shkallës së parë, duke argumentuar se, sipas tij, ai është i pasaktë si në aspektin juridik, ashtu edhe në atë historik e moral. Ai ka theksuar se institucionet e Kosovës do të angazhohen përmes mekanizmave që kanë në dispozicion për të...