Punime në “Tunelin e Krrabës”, ndryshon qarkullimi gjatë natës për 20 ditë! ARRSH publikon planin e punimeve, ja si devijon lëvizja

Punime në “Tunelin e Krrabës”, ndryshon qarkullimi gjatë natës për 20 ditë! ARRSH publikon planin e punimeve, ja si devijon lëvizja

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se nga e mërkura e 7 tetorit, do të nisë punimet për pastrimin e mureve dhe pajisjeve të Tunelit të Krrabës, ç’ka do të sjellë ndryshime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve gjatë natës. Sipas ARRSH-së, punimet do të zgjasin maksimalisht 20 ditë dhe do të zhvillohen çdo natë në intervalin 21:00-06:00. Gjatë këtij orari, tuneli do të funksionojë vetëm me një tub, me qarkullim në të dyja drejtimet. Fillimisht, punimet do të kryhen në tubin e drejtimit Elbasan-Tiranë, ndërsa tubi Tiranë-Elbasan do të shërbejë për lëvizjen e mjeteve në të dyja drejtimet. Gjatë ditës, nga ora 06:00 deri në 21:00, qarkullimi do të vijojë normalisht me të dy tubat në funksion. Për garantimin e sigurisë dhe menaxhimin e trafikut,...