Protestues, policë dhe gazetarë në spital, Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar se strukturat shëndetësore kanë qenë në gatishmëri të plotë gjatë protestës së sotme, për t’u ardhur në ndihmë personave të lënduar. Sipas njoftimit zyrtar, ndihmë mjekësore kanë marrë disa protestues, përfaqësues të medias, efektivë policie dhe kalimtarë. Ata janë trajtuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe në Spitalin e Traumës. Ministria bëri të ditur se një pjesë e personave të dëmtuar vijojnë të jenë nën kujdesin e mjekëve. Në njoftim nuk janë specifikuar numri i saktë i të trajtuarve dhe gjendja shëndetësore e secilit prej tyre. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: Strukturat shëndetësore në gatishmëri për t’u ofruar ndihmë mjekësore personave të dëmtuar gjatë protestës Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bën me dije se strukturat...
Burimi:
ntv.al