PROTESTË STUDENTORE APO BETEJË POLITIKE? KUSH PO E MERR NË DORË REVOLTËN E TË RINJVE?
Një protestë e thirrur në emër të studentëve, që nisi me shqetësimet për arsimin, përfundoi mes xhamave të thyer, përplasjeve me policinë dhe akuzave politike. Por pas ngjarjeve të 13 tetorit, pyetja më e rëndësishme nuk është vetëm kush ushtroi dhunë. Është edhe kjo: kush e përfaqëson realisht revoltën dhe çfarë po ndodh me një lëvizje qytetare që proteston prej afro 140 ditësh? Gjurmët e kësaj proteste shfaqen tri ditë më parë. Më 10 tetor, në ditën e 133-të të lëvizjes së njohur si “Revolucioni Flamingo”, u shfaq një pankartë që njoftonte tubimin kombëtar studentor të 13 tetorit para Ministrisë së Arsimit. Pra, protesta e sotme nuk lindi në boshllëk. Ajo u paralajmërua në mjedisin e një mobilizimi qytetar tashmë të gjatë. Kjo tregon një...
Burimi:
ntv.al