Protestat/ Rama: U neutralizua një dron me eksploziv që synonte Kryeministrinë
Kryeministri Edi Rama ka ngritur akuza të rënda gjatë deklaratës së tij për protestat në Tiranë, duke pretenduar se në zhvillimet e fundit janë të përfshirë edhe elementë kriminalë. Rama deklaroi se dy ditë më parë ishte neutralizuar një dron me eksploziv, i cili, sipas tij, kishte si objektiv goditjen e Kryeministrisë dhe ndezjen e zjarrit në oborrin e brendshëm të godinës.Kreu i qeverisë e cilësoi këtë si një plan me pasoja potencialisht të rënda dhe përjashtoi mundësinë që, sipas tij, një veprim i tillë të ishte ideuar apo ndërmarrë nga të rinjtë dhe studentët që protestojnë. “Aty brenda është dhe krimi. Para dy ditësh është neutralizuar një dron me eksploziv i destinuar të godiste Kryeministrinë, duke i vënë zjarrin oborrit të brendshëm ku është...
Burimi:
javanews.al