“Rama përballet me presion në rritje”/ Der Standard: Kryeministri shqiptar duket gjithnjë e më nervoz, ka trazira…
Media austriake “Der Standard” i ka kushtuar një artikull zhvillimeve politike në Shqipëri, duke përmendur protestat kundër kryeministrit Edi Rama, masat që kufizojnë tubimet, akuzat për korrupsion dhe përçarjet brenda PS-së. Në artikull, theksohet se pas muajsh protestash kundër qeverisë Rama, autoritetet kanë ndërmarrë masa të reja ligjore që parashikojnë gjoba të konsiderueshme për demonstruesit. Media thekson se organizatat e shoqërisë civile kanë paralajmëruar se ndryshimet ligjore rrezikojnë lirinë e tubimit dhe mund të përdoren si mekanizëm frikësimi ndaj qytetarëve që janë ngritur në revoltë. “Qeveria po përpiqet të frenojë protestat në rrugë, të cilat u shndërruan në të dhunshme në tetor, me këto masa të reja. Shumë demonstrues po e quajnë këtë një “taktikë frikësimi”.”, thekson media. Media përmend edhe bonusin prej 2,500 eurosh...
Burimi:
gijotina.com