Vrasja e Artjol Ramajt në Spanjë/ Konflikti për 5 euro i mori jetën shqiptarit, Prokuroria kërkon 22 vite burg për autorin

Vrasja e Artjol Ramajt në Spanjë/ Konflikti për 5 euro i mori jetën shqiptarit, Prokuroria kërkon 22 vite burg për autorin

Një i ri shqiptar, i identifikuar si Artjol Ramaj, dyshohet se u vra brutalisht nga burri me të cilin jetonte në Spanjë, pas një konflikti për vetëm 5 euro. Trupi i tij u copëtua dhe u shpërnda në një zonë të pyllëzuar pranë banesës, ndërsa eshtrat u zbuluan rreth një muaj e gjysmë më vonë nga një person që po shëtiste qenin. Pas disa vitesh hetime, çështja pritet të kalojë për gjykim me juri në Spanjë. Ngjarja daton në natën e 2 marsit 2023, kur i riu shqiptar u zhduk pa lënë gjurmë. Prej fundit të vitit 2022, ai jetonte në një shtëpi në zonën e Riudarenes, në Girona, së bashku me një 52-vjeçar të njohur me nofkën “El Seco” (I Thati). Të dy kujdeseshin...