Marrëveshja e mbrojtjes Australi-Filipine nënshkruhet në Manila: Teodoro thotë se procedurat thjeshtohen nga 100 hapa në 10
Australi dhe Filipinet nënshkruan të dielën një marrëveshje mbrojtjeje që synon të lehtësojë organizimin e patrullimeve të përbashkëta, stërvitjeve ushtarake dhe operacioneve të ndihmës në fatkeqësi, njoftuan zyrtarë filipinas. Marrëveshja u firmos në Manila nga sekretari filipinas i Mbrojtjes, Gilberto Teodoro Jr, dhe ambasadori australian Marc Innes-Brown, në prani të kryeministrit australian Anthony Albanese, i cili ndodhet në vend për samitet rajonale. Dokumenti, i quajtur Marrëveshje për Bashkëpunim në Fushën e Mbrojtjes, përditëson një marrëveshje të vitit 1995. Ai mbështetet mbi një marrëveshje tjetër për forcat vizitore, në fuqi që prej vitit 2012, e cila u lejon tashmë trupave të të dy vendeve të stërviten në territorin e njëri-tjetrit. Sipas Teodoros, marrëveshja e re do të thjeshtojë procedurat për kryerjen e aktiviteteve të përbashkëta. “Në...
Burimi:
kohajone.com