Tentativa për sabotim ndaj kompanisë së dronëve, Estonia mbyll kufirin me Rusinë
Estonia ka vendosur të mbyllë të gjitha pikat e kalimit kufitar rrugor me Rusinë, duke nisur nga 1 dhjetori, pas zbulimit të një tentative sabotimi ndaj kompanisë së mbrojtjes Threod Systems, e cila prodhon dronë.Autoritetet estoneze akuzojnë shërbimin rus të inteligjencës ushtarake, GRU, se ka urdhëruar organizimin e sulmit. Sipas Shërbimit të Sigurisë së Brendshme të Estonisë, objektivi i dyshuar ishte shkaktimi i një shpërthimi dhe vënia e zjarrit në ndërtesën e kompanisë.Autoritetet bëjnë me dije se personat e dyshuar janë identifikuar dhe arrestuar në një kohë të shkurtër. Gjithashtu, shërbimi i sigurisë paralajmëroi qytetarët që të mos pranojnë oferta të tilla pune nga Rusia, duke theksuar se pasojat mund të jenë serioze.Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, konfirmoi se masa për mbylljen e...
Burimi:
javanews.al