Protesta e dhunshme/ Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave”, 5 efektivë të plagosur, hetim për rastin e 28-vjeçarit të dëmtuar në sy
Policia ka njoftuar nisjen e hetimeve për incidentet e regjistruara gjatë protestës së dhunshme të zhvilluar dje në Tiranë, ku sipas bluve mbetën të plagosur pesë punonjës policie dhe u dëmtua në sy 28-vjeçari Erjon Vishkulli. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, gjatë protestës, e cila zgjati deri në orët e mbrëmjes, efektivët u sulmuan me gurë, shkopinj, lëndë piroteknike, bomba molotov dhe mjete të tjera. Lidhur me rastin e të riut të dëmtuar në sy, Policia njofton se kryepolici Skënder Hita ka urdhëruar hetimin e plotë dhe të paanshëm të rrethanave të ngjarjes nga Drejtoria e Standardeve Profesionale. Për të njëjtin incident, hetimet kanë nisur edhe nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria. Ndërkohë, pas publikimit në media të pamjeve ku një efektiv dyshohet se...
Burimi:
javanews.al