Protesta e 113 kundër Edi Ramës/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në Tiranë
Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët pjesëmarrës në protestën e 113-të kundër qeverisë së Edi Ramës kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Protestuesit vijojnë të përsërisin thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit. Marshimi vijon mes thirrjeve dhe parullave kundër qeverisë, ndërsa protestuesit shprehen se do të vazhdojnë rezistencën e tyre. Protesta e sotme është pjesë e ciklit të protestave të nisura 113 ditë më parë.
Burimi:
syri.net