Propozimi kundër shtetësisë, Gjykata e Lartë e SHBA i jep dritën jeshile administratës Trump 

Propozimi kundër shtetësisë, Gjykata e Lartë e SHBA i jep dritën jeshile administratës Trump 

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka lejuar administratën e Donald Trump të ndërmarrë hapa për zbatimin e propozimit, për t’i dhënë fund shtetësisë sipas të drejtës së lindjes, raporton Sky News. Sipas rregullave aktuale, çdo person që lind në territorin amerikan përfiton automatikisht shtetësinë amerikane. Por në ditën e parë të rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, Trump firmosi një urdhër ekzekutiv që synon shfuqizimin e kësaj të drejte. Ky vendim shkaktoi menjëherë një seri padish në disa shtete, ku gjykatat e shkallës së parë nxorën urdhra ndalues për të penguar hyrjen në fuqi të këtij urdhri....
Burimi: Javanews.al