Prokuroria norvegjeze kundërshton lirimin e djalit të princeshës, apelon vendimin e gjykatës për Hoiby-n
Një gjykatë në Oslo ka vendosur lirimin nga paraburgimi të Marius Borg Hoiby-t, djalit të madh të mbretëreshës norvegjeze Mette-Marit, raportuan të hënën mediat vendase. Televizioni norvegjez bëri të ditur se prokurorët e kanë apeluar menjëherë vendimin dhe kanë kërkuar pezullimin e tij. Hoiby ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt. Në fillim të këtij viti, ai u dënua me katër vjet burg për vepra të ndryshme penale, përfshirë dy raste përdhunimi. Hoiby e apeloi vendimin dhe gjyqi në shkallë të dytë pritet të nisë në shkurtin e ardhshëm, për të rishqyrtuar akuzat për përdhunim dhe dhunë në familje ndaj ish-të dashurës së të pandehurit. Masa e paraburgimit ndaj 29-vjeçarit është zgjatur deri më tani çdo herë me nga katër javë. Në një seancë gjyqësore...
Burimi:
syri.net