Prokuroria në Munih: I dyshuari për sulmin ndaj Ambasadës izraelite në Beograd ishte hetuar në Gjermani

Prokuroria në Munih: I dyshuari për sulmin ndaj Ambasadës izraelite në Beograd ishte hetuar në Gjermani

Prokuroria e Lartë Publike në Munih konfirmoi për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) se në Gjermani ishte zhvilluar procedurë penale kundër një të mituri, i dyshuar për kryerjen e një sulmi terrorist ndaj Ambasadës së Izraelit në Beograd.  Gjatë këtij sulmi, një pjesëtar i Xhandarmërisë serbe, që e ruante ndërtesën, e vrau sulmuesin. Siç thuhet në përgjigjen më 30 tetor dhënë për REL-in, Gjykata e Qarkut në Munih, në qershor të vitit 2026, lëshoi fletarrestim për një shtetas 17-vjeçar të Serbisë, nën dyshimin për kryerjen e disa veprave penale, ndër të cilat edhe “dhënia e udhëzimeve për kryerjen e një vepre penale terroriste”, si dhe për përhapjen dhe përdorimin publik të simboleve të organizatës ekstremiste, Shteti Islamik. “Ai dyshohej se ka...