Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj ‘AlbChrome’ për ndotjen në Metalurgjik, mbetjet dyshohet se kanë përbërës kancerogjenë

Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj ‘AlbChrome’ për ndotjen në Metalurgjik, mbetjet dyshohet se kanë përbërës kancerogjenë

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet ndaj kompanisë “AlbChrome”, pas një raporti të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), i cili ka evidentuar problematika serioze të ndotjes mjedisore në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik. Sipas konstatimeve të AKM-së, mbetje të krijuara nga proceset industriale, të përftuara nga pluhurat e kapëseve, janë akumuluar prej vitesh dhe janë depozituar në mjedis të hapur, pa masa të përshtatshme sigurie dhe në shkelje të standardeve të nevojshme për mbrojtjen e mjedisit. Shqetësimi kryesor lidhet me rrezikun që këto mbetje paraqesin për shëndetin e banorëve dhe mjedisin përreth. Në raport, Agjencia Kombëtare e Mjedisit i cilëson ato si mbetje me rrezikshmëri shumë të lartë, që përmbajnë elementë potencialisht kancerogjenë. Për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësive, drejtuesi i Prokurorisë...