“Projekti do realizohet”- Çështjet “Kushner” dhe “SHISH”, Rama flet nga Luksemburgu: Sistemi po funksionon, po luftojmë korrupsionin!

“Projekti do realizohet”- Çështjet “Kushner” dhe “SHISH”, Rama flet nga Luksemburgu: Sistemi po funksionon, po luftojmë korrupsionin!

Kryeministri Edi Rama ka komentuar projektin e investimit të Jared Kushner në Shqipëri, duke ftuar të interesuarit ta vizitojnë vendin për të kuptuar nga afër ambicien dhe përmasat e projektit. Në konferencën e përbashkët për shtyp pas Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian, Rama u ndal edhe te reagimet dhe protestat e zhvilluara për këtë çështje, duke deklaruar se ato kanë ndikuar në përmirësimin e projektit. Duke iu përgjigjur gazetarit në sallë i cili e pyeti për arrestimin e kreut të SHISH Vlora Hysenin, kryeministri tha se askush nuk është mbi ligjin dhe se sistemi ka nisur të funksionojë. “Do t’ju ftoja të vinit në Shqipëri, sepse kur e sheh nga jashtë mund të hutohesh, të ngatërrohesh, dhe po ta shihni me kaq filtra të...