
“Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar”, Rama-qytetarëve: VPN falas ju vjedh të dhënat e telefonit
👁5966
Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se procedura për mbylljen e TikTok në telefonat SMART ka përfunduar. Rama ka paralajmëruar ata që po përdorin VPN-të falas për hapjen e rrjetit social. Kreu i qeverisë u bëri thirrje qytetarëve që të mos përdorin VPN, pasi u rrezikohen të dhënat nga hakerat. Edi Rama: Procedura për mbylljen e Tik Tok ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër, mënyra për t’ju shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Kijeni parasysh këtë gjë...
Burimi:
zeri.ai