“Prania Besnike”, zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave (VIDEO)

“Prania Besnike”, zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave (VIDEO)

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, krteministri Rama ka zbardhur pjesë nga bashkëbisedimet e zhvilluara gjatë takimit të djeshëm mbi ecurinë e nismës “Prania Besnike”, një proces që vijon çdo të premte në orën 17:00 në të gjithë territorin e vendit. Gjatë takimit, përfaqësues të qeverisë dhe deputetë raportuan mbi ecurinë e procesit, numrin e ankesave të mbledhura dhe problematikat e evidentuara në qarqe të ndryshme. Në fokus ishte edhe mënyra se si ankesat po përcillen pranë institucioneve përgjegjëse dhe hapat për zgjidhjen e tyre. Sipas raportimeve të bëra gjatë takimit, në javën e dytë numri i dëgjesave është rritur ndjeshëm, duke kaluar nga 80 në javën e parë në 149. Ndërkohë, në total janë evidentuar qindra ankesa në qarqe të ndryshme, kryesisht...