Vrasja e ‘Papagallit’ në Greqi/ Identifikohet autori i dyshuar nga Saranda, në kërkim edhe një tjetër

Vrasja e ‘Papagallit’ në Greqi/ Identifikohet autori i dyshuar nga Saranda, në kërkim edhe një tjetër

Policia greke ka zbardhur vrasjen e 52-vjeçarit Nikos Gavanozis, i njohur me pseudonimin “Papagalli”, i cili u ekzekutua më 11 tetor të këtij viti. Si autor i dyshuar i vrasjes është identifikuar 48-vjeçari nga Saranda, Eduart Qendrothanasi, alias Stamatis Qendrothanasi, i cili është shpallur në kërkim, shkruajnë mediat. Sipas autoriteteve greke, ai dyshohet se ishte drejtuesi i motoçikletës nga e cila u krye atentati, ndërsa personi i dytë që ndodhej me të dyshohet gjithashtu se është shtetas shqiptar. Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar në zonën e Agrinios një 48-vjeçar grek, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorët pas vrasjes, duke i transportuar dhe duke u krijuar mundësinë të largoheshin nga vendi i atentatit.Sipas mediave, Qendrothanasi rezulton një emër i njohur për autoritetet greke...