Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Policia refuzoi protestën e Berishës/ Arrihet marrëveshja, ja ku do të mbahet tubimi i PD
👁9593
Policia e Tiranës dhe Partia Demokratike kanë arritur një dakordësi, duke ndryshuar disa kushte të protestës së kësaj force politike që do të mbahet ditën e nesërme në kryeqytet, që përkon dhe me Samitin Politik Evropian në kryeqytetin tonë. Protesta e demokratëve do të mbahet në Bulevardin e Ri, raporton gazetari Besar Bajraktaraj. Kjo zonë do të merret përsipër nga policia e kryeqytetit duke garantuar rendin dhe sigurinë gjatë tubimit. Më herët Partia Demokratike njoftoi uniformat blu se do të mbante protestën pranë Bulevardit Zogu i Parë, por kjo nuk u aprovua nga policia për shkak të perimetrit të sigurisë...