Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
“Po vdesin nga mungesa e ushqimit”, BE: Fotot e urisë në Gaza janë si ato të çlirimit të Aushvicit
Sulmet izraelite në Rripin e Gazës vranë të paktën 46 palestinezë gjatë natës dhe të mërkurën në mëngjes, shumica e tyre midis turmave që kërkonin ushqim, njoftuan spitalet lokale. Midis viktimave ishin më shumë se 30 persona të vrarë ndërsa kërkonin ndihmë humanitare. Imazhet e njerëzve që “vdesin nga uria në Gaza kujtojnë” momente të tjera tragjike në histori, të tilla si “getoja e Varshavës ose çlirimi i Aushvicit”, tha nënkryetarja ekzekutive e Komisionit Evropian, Teresa Ribera, duke folur për radiostacionin spanjoll Cadena Ser. “Po dëshmojmë një spektakël dantesk, të patolerueshëm, çnjerëzor dhe imoral”, shtoi ajo. Qendrat e shpërndarjes së...