“Po punojmë me mendësinë e një anëtari të BE”- Ministri Hoxha: Shtohet buxheti për integrimin! Mbështet misionin diplomatik në Union
Buxheti europian i Shqipërisë. Në 2027 synohet mbyllja e grup-kapitujve të negociatave me BE, ndaj dhe qeveria ka planifikuar 3.9 miliardë lekë vetëm për Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila i prin misionit historik kombëtar. “Ne po punojmë me mendësinë e një anëtari të ardhshëm të BE. Objektivi është përmbushja e detyrimeve të mbetura dhe mbyllja e kapitujve negociues gjatë vitit 2027, forcimi i koordinimit ndërinstitucional dhe sigurimi i mbështetjes së shteteve anëtare, me synim anëtarësimin e plotë brenda kësaj dekade”, tha ministri Hoxha. Në komisionin parlamentar, kryediplomati Ferit Hoxha deklaroi se faza finale e mbylljes së negociatave kërkon jo vetëm vullnet politik, por edhe profesional, ndaj dhe Shqipëria do të shtojë forcat diplomatike në Bruksel. “Buxheti mbështet forcimin e misionit tonë...
Burimi:
javanews.al