Po peshkonte në Drinin e Zi, 31-vjeçari humb jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike

Po peshkonte në Drinin e Zi, 31-vjeçari humb jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike

Në fshatin Sinë, Njësia Administrative Arras, Bashkia Dibër, shtetasi E. K., 31 vjeç, dyshohet se duke peshkuar në lumin Drini i Zi, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën. Trupi i pajetë i 31-vjeçarit, po transportohet për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.