Plagosi nënën disa herë me thikë në Dibër, Gjykata vendos shtrim në spital psikiatrik për autorin

Plagosi nënën disa herë me thikë në Dibër, Gjykata vendos shtrim në spital psikiatrik për autorin

Gykata e Dibrës vendosi sot caktimin e masës së sigurisë ‘Shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik’ për 26 vjeçarin i cili plagosi me thikë, nënën e tij, Nexhmie Sula, 50 vjeçe. Ngjarja u regjistrua më 2 gusht në Maqellarë të Dibrës, pas një konflikti në familje. Nga hetimet paraprake mësohet se Itles Sula pas një periudhe të gjatë në emigracion, vuante nga stresi dhe gjendja depresive – mendohet si një nga shkaqet e ngjarjes së rëndë. Ai kishte mbaruar arsimin e lartë. Kurse nëna e tij ishte drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare të Pocestit në Dibër. Njoftimi i plotë: Lidhur me çështjen penale Nr. 62 Akti datë regjistrimit 04.08.2025 me objekt: “Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim H.S”, akuzuar për kryerjen e...